Rama në agoni dhe i vetmuar…

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, ndërsa komentoi Kongresin e Partisë Socialiste, shprehu bindjen e tij se tashmë Rama e ka humbur Partinë Socialiste.

Ndoka tha më tej se, në Kongresin dhe mitingun e PS-së, kryeministri Rama u shfaq si një provokator, arrogant dhe prepotent.

“Ishte vërtet provokator kryeministri, para Kongresit të tij. Arrogant në ekstrem, prepotent. E ka nga halli për hir të realitetit. Gjykoj që është në ditën e tij më të keqe edhe si kryeministër edhe si kryetar i Partisë Socialiste.

Zoti Rama e dorëzoi stafetën. E mbylli bashkë me agoninë e tij si kryeministër. Ishte më tepër një Kongres dorëzim stafete. Kishte probleme me pjesën e tij të brendshme edhe toni i tij edhe urrejtja e tij ndaj kundërshtarëve politikë ishte një këmbanë frike për pjesën e partisë së tij”, tha Ndoka.