“Rama ik” pushton Parlamentin

“Rama ik” ka pushtuar sot që në orët e para të mëngjesit rrugët që rrethojnë Parlamentin. Mijëra protestus po përballen me forca të shumta policore që mundohen të mos lejojnë marshimin e protetsuesve drejt Kuvendit të blerë me votat e trafikut të drogës.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, ndërsa në parlament po betohen të tjerë deputetë. Ata kanë hedhur sende të forta drejt policisë, tymuese e shashka.

Opozita po zhvillon sot protestën e radhës para parlamentit kundër qeverisë. Protesta e nisur sot në orën 9:30, paralel me seancës plenare është shoqëruar me tensione dhe hedhje shashkash mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re. Mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa prej tyre.

Gjatë protestës të opozitës ditën e sotme, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se nëse protestuesit do të donin do e kalonin gardhin e policisë për 2 minuta, por ata nuk janë aty për të ushtruar dhunë.

Sipas tij, prokurorët nuk po e bëjnë punën e tyre duke parë qëndrimet që mbajnë ndaj zyrtarëve të lartë në shtet.
“Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvasë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik.

Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik. Ka vetëm një zgjidhje, kjo rrugë të çon te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik.

Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por sot ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin Rama ik.

Prokurorët janë tredhur nga hallatet, dhe nuk thërrasin asnjëherë zyrtarët, a e keni parë të shkojë aty, Gjinkunit, Dakon, Afrim Qendron, Qazim Sejdinin”- tha Salianji, duke theksuar se kufirin e ka tejkaluar policia dhe jo protestuesit. “Ne nuk perdorim dhune, nese ne do te donim, e kapecenim ate gardh per 2 minuta, nuk ka gardh qe na ndal”- ka thene ai.