“Rama ik, ik, ik”! Banderola gjigande në hyrje të Elbasanit, policia e heq qytetarët e vendosin prapë

Qytetarët e Elbasanit kanë mbushur qytetin dhe rrugët hyrëse për në qytet me parrula kundër Ramës
Përgjatë segmentit në hyrje të qytetit në aksin e rrugës kombëtare që lidh Kryeqytetin me qendrën e Elbasanit janë vendosur parrulla gjigande “Rama ik, ik, ik..!”.
Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë të cilat i kanë hequr banderolat, por qytetarët i kanë vendosur sërish.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqen të rinj nga qyteti i Elbasanit teksa shpalosin një banderolë ku lexohet “Rama ik, ik, ik”.
“Elbasani në prag të festës: “Rama ik, ik, ik..!”, shkruan Berisha mbi video.
Siç duket, ky do të jetë urimi i qytetarëve të Elbasanit për kryeministrin Rama, i cili nesër me shumë gjasa do të jetë në qytetin e Ballokumeve.

Rama ik parulla 2

Rama ik parulla 1