Protestë madhështore para Parlamentit!

Dhjetëra mijëra protestues kanë rrethuar Parlamentit duke hedhur parrulla kundër qeverisë dhe Ramës. Protestuesit e revoltuar kanë tentuar disa herë të shpërthejnë koprdonin e policisë që sot është më e madhe në numër se herët e tjera. Gjatë përplasjeve me policinë u plagos rëndë një protestues duke u mbuluar me gjak në futyrë nga policia.
Ndërkohë që seanca parlamentare vazhdon, disa dhjetra protetsues po shtyjnë Policinë që është bërë gardh përpara Kuvendit. Policët janë vendosur sup më sup, ndërkohë që protestuesit i shtyjnë me trup.
Tre radhë policësh janë vendosur njeri pas tjetrit. Forcat Shqiponja në radhët e dytë, të veshur me uniformat me të kuqe, janë detyruar të mbështesin kolegët e tyre blu të radhës së parë. Disa metra më tej, rreshta të tjerë policësh me skafanda dhe mburoja janë ende në pritje.

protesta 5