Protesta te Unaza e Re, Balliu zbulon mesazhin që i dërgoi ministrja e Ramës

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, vazhdon të jetë në krah të banorëve të Unazës së Re për çdo natë. Banorët janë ngritur prej më shumë se 120 ditësh në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë protestës së sotme, Balliu ka zbuluar publikisht një mesazh që, siç tregoi, i ka ardhur në telefon nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjatë protestës që u zhvillua këtë pasdite te Unaza e Re në kryeqytet, deputeti që dorëzoi mandatin, tregoi se në mesazh, kërkohej një vlerësim nga ish-deputeti për cilësinë e shërbimit, pas një vizite që ai kishte bërë në një nga zyrat e transportit rrugorë në Tiranë.
“Ministja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap së bashku me banorët e Astirit. Doni të dini vlerësimin? Ai është zero. Nëse doni realisht të dini vlerësimin ejani këtu”, tha Balliu.

banoret e astirit