Protesta madhështore zhvendoset nga Parlamenti, nis marshimi …

Drejtues të partive opozitare kanë tërhequr protestuesit nga Kuvendi, ndërsa po marshojnë në rrugët e Tiranës.
Disa mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën prej orës 09:30 në zonën pranë Parlamentit nën thirrjet Rama ik. Pas rreth 3 orë qëndrimi në protestë, drejtues të partive opozitare kanë tërhequr protestuesit në një marshim që po drejtohet nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët.
Nuk dihet nëse protestuesit do të përshkojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe do të ndalen te Kryeministria, apo do të kthehen në selinë e PD-së, atje ku zakonisht Basha mban një fjalim dhe e konsideron të mbyllur protestën.

protesta madheshtore