Policia përgjon kreun e opozitës Lulzim Basha, publikohet video e superskandalit

Policia e Shtetit është përfshirë në një skandal të madh, pasi janë bërë publike pamje skandaloze, ku punonjës të njësisë operacionale kanë përgjuar kreun e PD-së Lulzim Basha.
Pamjet janë bërë publike gjatë emisionit ‘Open’ të Eni Vasilit.
Ai tha se Basha është përgjuar nga policia, ndërsa ka bërë publike edhe një video ku shihet Basha dhe njëri prej policëve, sipas Salianjit, që shprehet drejt policëve të tjerë se nuk duhet të tremben pasi ai vetë ka tre ditë që e bën këtë gjë.
Silanji deklaroi në studion e emisionit “Open” se ky është një skandal i madh ku në vend që të përgjohen trafikantët, survejohet kreu i opozitës.
Ish-deputeti Ervin Salianji ka qenë ai që ka bërë publike edhe pamjet e përgjimeve, ku duket se oficerët e policisë komunikojnë dhe kanë regjistruar edhe veten.
‘Mos e lini kaq shpejt, kam 3 ditë që më shohin’, thotë njëri nga oficerët e policisë që janë duke përgjuar në mënyrë të paligjshme kreun e opozitës, Lulzim Basha.