Plas në rradhët e “Rilindjes”, Xhafaj shpërthen kundër Lleshit…

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pozicionuar kundër pr/ligjit të qeverisë lidhur me Vettingun në Policinë e Shtetit.
Gjatë seancës plenare, Xhafaj shprehu keqardhje për alibitë false që u përdorën për mos zbatimin në kohë të ligjit të vetingut në Polici.
Më konkretisht, Xhafaj theksoi se Vettingu i policisë nuk mund të kryet nga SHÇBA.
“Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit.
Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces.
T’i besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive, nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret”, tha ai.