Për të kujtuar dhe mos harruar!

Bardh SPAHIA

4 Marsi nuk është një ditë e bukur për t’u kujtuar, por është një datë për të mos u harruar! Në 4 Mars 1946 nisi masakra komuniste kundër klerit katolik. E nisi nga Shkodra me pushkatimin e atyre që njihen si martirët e parë të kishës shqiptare: atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, me nxënësin e tij Mark Çuni, atë Gjon Shllaku, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, sepse besonin në Zot, e mbronin të drejtat themelore të popullit e atdheut.
Kalvari i gjatë e makabër që vijoi gjatë regjimit komunist, vjen si kujtesë për të mos harruar! Sakrifica e tyre vjen përmes dëshmive të ndryshme, e sidomos e rrëfyer si një mision mbijetese, nga At Zef Pllumi i arrestuar së pari pikërisht në fillimet e masakrës komuniste në tetor 1946: “Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue.
A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na,… mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!”
Ne na takon t’i kujtojmë e të mos harrojmë!

52706359 2249125085414879 8492678029699448832 n