Një tjetër viktimë po fshihet nga policia në Tiranë, ka ndodhur në kantierin e Ramës

Nuk do të ishte krim nëse do të ishte pranuar dhe deklaruar, por në momentin që po e fshihet nga institucionet atëhere kemi të bëjmë me një krim. Bëhet fjalë për një viktimë, babai i dy fëmijëve që ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në stadiumin e ri që po ndërtohet nga oligarkët e Ramës. Krimi po mbahet skeret dhe ai është denoncuar nga “qytetari dixhital”

“Monstra qe fshehin dhe vdekjen! Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit. Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet”, shkruan në një psotim ish-Kryeministri Berisha.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq. te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.

Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor. Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty

Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast.

Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur