Një skandal nga Bashkia Dibër, 1 mijë të punësuar dhe 600 prej e tyre e ndajnë rrogën tresh

Kryetari i PD, Basha ka bërë publik një skandal nga Bashkia e Dibrës në lidhje me punësimin. Kjo Bashki ka patur vetëm 250 punonjës, ndërsa sot numëron katër herë më shumë punonjës, pra 1 mijë punonjës. Nga këta 600 nuk shkojnë fare në Bashki, por vetëm marrin rrogën dhe rrogën detyrohet ta ndajnë tresh. E gjitha kjo bëhet për të rritur në mënyrë fiktive numrin e përfituesve nga pagat që paguhen me paratë e taksapaguesve. “Këta nuk konsiderohen më si punonjës, por si skllevër të Ymer Lalës, i cili në këtë mënyrë i blen atyre votat”, tha Basha.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha tha se aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe një shembull frymëzues.
Basha është ndaluar edhe tek kriza politike për të cilën tha se kërkohet një zgjidhje akute përmes qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër si dhe zgjedhje të parakohshme.
“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë”- tha Basha.
“Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë.

Ne duhet ta ndalim këtë i kemi të gjitha mundësitë ta ndalim, jemi të vendosur që mos e shohim thjesht si betejë për largimin e shkaktarit por si një mundësi për të reformuar të gjithë ato aspekte të bashkëjetëses demokratike, e për t’i dhënë fund çdo pengmarrjeje të qeverisë. Ka ardhur koha që me rastin e kësaj krize të gjithë bashkë të japim kontribut të mos mjaftohemi me kapërcimin e krizës së radhës po t’i japim fund këtij trazicioni dhe të vendosim themelet e një shteti ku askush mos jetë në gendje të kapë pushtetet dhe të braktisë paktin me qytetarët pa u përballur me pasojat që do të përballeshin në Europë. E thënë shkurt kur kemi një qeveri të kapur, si kudo kjo duhet të shkaktojë vënien e përgjegjësve para drejtësisë”, vijoi kryedemokrati
Basha e ka vlerësuar aleancën për tetrin dhe sipas tij ky është një shembull frymëzues. Ai bëri thirrje për zgjedhje te parakohëshme për daljen e vendit nga kriza.
“Këtë takim bashkëbisedim e kemi konceptuar si hapsir dialogu në radhë të parë me përfaqësuesit e Teatrit dhe të gjithë atyre që janë në mbrojtjen e kësaj kauze, mbi të drejtën e skandalit 1 vjeçar mbi aferëne Teatrirt Kombëtar, një vlerësim për të gjithë ju si pjesmarrës.
Dua t’ju sigurojë në emrin tim personal se për ne shembulli i mbrojtejes të kësaj kauze kaqë të drejtë është një shembull motivues. Aleanca për teatrin është një shembull frymëzues. Zgjedhjet të parakohshme.
Qytetarët ju përgjigjen thirrjes për protesta.Dalja nga kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Ne duam që pushteti të jetë vullnet i popullit të lirë. Elita e vendit duhet të japë kontributn e saj në këtë krizë që po kalon vendi. Djegja e mandateve ishte nje përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve.
Pra për ne si opozitar dhe për mua si kryetar i saj, promovimi i kësaj çështje është i rëndësishëm sepse është fshir nga disa media. Kjo qëndres jep shpresë dhe për kauza të tjera që ndodhin në vend”, tha Basha.

ba