Mourinho i hap rrugë rikthimit te Real Madrid

Jose Mourinho rikthehet sërish në qendër të vëmendjes duke u bërë pjesë e një emisioni sportiv në rolin e analistit në “beIn SPORTS”. Si gjithmonë nuk mungojnë pyetjet për planet e të ardhmes dhe portugezi është i hapur dhe nuk ngurron të flasë për të gjitha temat.
Rikthimi te Real Madrid – “Nëse klubi është i duhuri, nëse struktura është korrekte dhe nëse ambiciet janë korrekte, atëherë unë nuk do e kisha problem të rikthehem.
Reali është një klub ikonë, kanë bërë diçka të jashtëzakonshme në Europë në pesë vitet e fundit, është absolutisht e pabesueshme. Pesë vite, katër finale, të katërta të fituara është e pabesueshme. Në La Liga kanë fituar vetëm 2 në 10 vitet e fundit, ndjenja kur fituam titullin në sezonin 2011-12 ishte e jashtëzakonshme”, tha portugezi.