Militantizmi i policisë dhe shteti i rrethuar

Nga Luçiano BOÇI

Stina e protestave dhe ardhja e një ushtaraku në drejtimin e Ministrisë së brendshme, ka deformuar thelbësisht funksionin dhe sjelljen e policisë.
Ajo ka humbur edhe atë pak “rybe” të mbetur pas implikimit të saj në mbjelljen, korrjen e shitjen e hashashit.
Tashmë policia i ngjan më shumë një trupe paramilitare pa moral, në shërbim të kapos.
Ajo nuk është më policia e shtetit.
Ndërsa vetë shteti i rrethuar ngado, i ngjan një gazerme nga ku dalin të gjitha komandat.
Trupa paramilitare me uniformë shtetërore, ndërkohë po përdor njohuritë ushtarake të ministrit, për të luftuar “armiqtë” qytetarë, me metodat e ish artit ushtarak popullor.
Lëndët helmuese luftarake (LHL) tani shoqërohen me tela me gjemba dhe nuk është çudi që pas kësaj të shohim dhe llogore.
Jo vetëm kaq.
Përdoren metodat e asgjësimit pjesë-pjesë, e goditjes drejtpërdrejtë të drejtuesve, e mësymjes së shpejtë, e kapjes në befasi, e dekurajimit me qendra zëri shurdhuese, e infiltrimit të maskuarve etj.
Keqardhje për policët, revoltë për drejtuesit.
Nesër protestojmë dhe për dinjitetin e nëpërkëmbur të policisë së shtetit.
Kur policia sillet si ushtri, fundi është i sigurt!!!!