Mijëra nga Elbasani drejt Parlamentit

Protestues të shumtë janë nisur nga të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte për t’iu bashkuar protestës së Opozitës para Parlamentit shkruan.
Kreu i degës së PD për Elbasanin, Eugen Isai tha për mediat se protestuesit elbasanas kanë udhëtuar me automjetet e tyre private drejt Tiranës pasi organizimi me autobusë ishte i pamundur për shkak se drejtuesit e këtyre automjeteve dhe bizneset e tyre ndjehen të kërcënuar nga segmentet e ndryshme të shtetit.
“Pavarësisht presioneve dhe shantazheve me qindra e qindra qytetarë nga Elbasani dhe Njësitë Administrative të kësaj bashkie, theksoi Isai, mbërritën në kryeqytet para parlamentit për të protestuar”.
Ndërkohë që pjesëmarrje masive kanë raportuar edhe degët e PD të rretheve Gramsh, Peqin e Librazhd.

auto 5266ab5b c0c3 46f6 9cd2 0b47b8ccdc7a1551773154