Messi barazon Ronaldon

Leo Messi ka shkëlqyer me tre gola në fitoren e madhe të Barçës, duke arritur kështu het-trikun e 34 në karrierë në La Liga.
Në xhiron e 28 në La Liga, Barcelona mori pikët e plota në udhëtim te Real Betis, duke triumfuar 4-1, në një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Messi, raporton Gazeta Express.
10-shi magjik i Barcelonës realizoi tre gola, në minutat 18’, 45’ dhe 85’, kurse golin tjetër e shënoi Luis Suarez në minutën e 63’.
Pas këtij het-triku, Messi ka shkuar në 34 tregolësh në La Liga me fanellën e Barcelonës, aq sa Cristiano Ronaldo me Real Madridit – asush si ata gjatë historisë në Spanjë.
Për të arritur 34 het-trike, Messit i janë dashur 444 ndeshje, kurse Cristiano Ronaldo (292).
Kështu, tani Messit i duhet vetëm edhe një tregolësh për të pushtuar i vetëm vendin e parë.