Mediu: Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë kërkon të na marrë peng lirinë, sot me ne është Azem Hajdari…

Kryetari i PR, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në protestë falenderoi në mënyrë të posaçme, kandidatët e listave që refuzuan të marrin mandatet e dorëzuara të opozitës.
“Sot në këtë shesh bashkë me ne është Azem Hajdari, janë studentët e dhjetorit dhe unë falenderoj të gjithë ata të rinj që nuk u bënë pjesë e fasadës së krimit dhe drogës. Sepse mandatet janë të shqiptarëve dhe ata janë këtu në këtë shesh.
Ne mbi çdo interes politik kemi vendosur ëndrrën e shqiptarëve për liri dhe lirinë kërkon të na e marrë peng Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë. Ndaj ne nuk do të dorëzohemi para karteleve të drogës. Të mos harrojmë se gjithë këto vite jemi përpjekur të bëjmë më të mirë, ka qënë qeveria e PD që e bëri Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, për shkak të asaj që bëmë: mbi njëmijë kriminelë i vumë pas hekurave. Po ashtu, me vendosmëri luftuam të gjithë së bashku dhe liberalizuam vizat. Por, në më shumë se 6 vjet Evropa është bërë një ëndërr e largët që po largohet nga shqiptarët dhe nuk po kemi mundësi të ndërtojmë lirinë në këtë vend.
Ky parlament, kjo qeveri, ka ndërtuar një mur të fëliqur ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve; është momenti i një reagimi të thellë qytetar në çdo skaq të Shqipërisë të tregojmë se jemi njerëz të lirë dhe s’mund të na mbajë peng asnjë lloj regjimi! Të çohemi çdo ditë derisa t’i japim fund këtij regjimi që s’ka asnjë lidhje me të ardhmen tonë europiane”, tha Mediu.

auto Screenshot 371551782219