Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e opozitës, nga New York Times, VOA, “The Associated Press”…

Protesta e opozitës së bashkuar ka gjetur pasqyrim edh në mediat ndërkombëtare.
Gazeta “New York Times”, “The Associated Press” etj, kanë raportuar për zhvillimet në Tiranë.

“Mbështetësit e opozitës në Shqipëri përpiqen të pengojnë zhvillimin e seancës parlamentare. Protestuesit e opozitës shqiptare kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme”, shkruan New York Times.

“Protestuesit e udhëhequr nga Partia Demokratike përdorën tymuese, kapsolle dhe u përleshën me policinë duke u përpjekur të thyejnë kordonin, që mbron ndërtesën e parlamentit ku po mbahet seanca parlamentare e radhës.

Opozita akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.

Që nga mesi i muajit shkurti, mbështetësit e opozitës janë përpjekur vazhdimisht të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të qeverisë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë”, citohet në artikullin e New York Times.

“Opozita protesta, tensione” është titulli agjencisë së lajmeve ANSA.

“Partia demokratike bën thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Socialist Rama. Tensionohet protesta e sotme nga ana e opozitës shqiptare, përpara Parlamentit ku është duke u zhvilluar protesta e radhës.

Përveç fishekzjarrëve dhe bombave të tymit, grupet e protestuesve kanë provuar disa herë që të kalojnë kordonin e sigurisë në hyrjen kryesore, ku janë vendosur shumë oficerë policie.

Që nga shkurti i kaluar, opozita ka zgjedhur të dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit socialist Edi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas krijimit të një qeverie transitore.

Një grup deputetesh të opozitës dhanë dorëheqjen, duke hequr dorë nga mandatet e tyre parlamentare.

Megjithatë, të paktën 17 prej tyre u zëvendësuan nga kandidatë të tjerë të opozitës, të cilët ishin në listat e vitit 2017” , shkruan ANSA

protesta madheshtore