Mediat botërore jehonë protestës, “Washington Post”: Kërkohet dorëheqja e qeverisë Rama…

Protesta e sotme, e shtata e zhvilluar që pasi opozita e bashkuar ‘dogji mandatet’, ka marrë vëmendjen e medieve të njohura ndërkombëtare.
‘The Washington Post’ shkruan pak minuta më parë mbi protestën e sotme të opozitës pranë godinës së Parlamentit, ndërsa përshkruan edhe momentet e tensionit mes tubuesve dhe policisë.
“Protestuesit e opozitës shqiptare kanë bërë përpjekje të mëtejshme për të hyrë në parlament me forcë ndërsa kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme.
Protestuesit e udhëhequr nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë përdorën edhe shashka dhe tymuese dhe u përplasën me policinë duke u përpjekur të thyejnë kordonin e policisë, pranë godinës ku po mbahet sesioni parlamentar.
Opozita akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, akuza që qeveria i mohon.
Që nga mesi i shkurtit mbështetësit e opozitës janë përpjekur vazhdimisht të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të qeverisë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë.
Socialistët thonë se protestat e opozitës po dëmtojnë përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan ‘The Washington Post’.

foto protesta

protest policia