Media gjermane ZDF transmeton direkt protestën dhe marshimin e Bashës

Jehonë e madhe e protestës së opozitës në të gjithë mediat ndërkombëtare prestigjioze.
Televizioni kombëtar gjerman ZDF i cili ka qenë shumë aktivë këto ditë duke i kushtuar një sërë kronikash dhe reportazhezh të gjata krizës shqiptare po e ndjek nga afër ha pas hapi protestën e opozitës. Me të dalë Basha nga selia PD ai i ka dhënë një intervistë grupit gjerman të xhirimit i cili do ta shoqërojë atë gjatë marshimit në bulevard.
Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh shumë shqetësues për Shqipërinë.
Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.
“Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri. Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme. Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.
Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën”, thuhet mes të tjerave në reportazh ku mbështetet të gjitha akuzat që opozita bën për gjendjen në vend.