Mallkimi i një nëne ndaj kryeministrit: “O Edi Rama mos e pafsh pikën e hajrit”!…

Ka agravuar së tepërmi situata pas tentimit të shembjes së një banese pranë Shkollës Petro Nini Luarasi në kryeqytet.
Banorët janë tepër të irrituar në lidhje më ngjarjen duke e konsideruar atë si një padrejtësi ndaj tyre, dhe kanë hedhur akuza dhe në drejtim të përmbarimit.
Ky irritim i tyre duket dhe në rastin e një zonje të moshuar e cila tënton të shlyej mllefin që ajo ka ndaj situatës së krijuar, aq sa në një moment mallkon Kryeministrin Rama.
“O Edi Rama mos e pafsh pikën e hajrit ishalla”, shprehet e moshuara. Ndërkohë që banorët janë të tmerruar dhe nuk dihet se si do të vejë situata, pasi ata nuk lejohen të hyjnë në shtëpitë e tyre.
IMT kishte marrë urdhër për të shembur një banesë tek shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, por banorët e saj kanë protestuar duke dalë jashtë goditës e duke u konfrontuar me forcat e policisë.
Disa prej tyre janë shtrirë në rrugë ndërsa të tjerë janë përplasur edhe fizikisht me forcat e policisë për të mos lejuar prishjen e godinës.
Megjithatë, një ndër momentet më kritike ka qenë kur një fëmijë i mitur është bërë pjesë e kësaj përplasjeje. Ai ka tentuar të hipë sipër makinës së policisë për të ndaluar forcat e policisë të marrin me vete familjarët e tij.