Kush do të jetë kryeministri i qeverisë tranzitore? Majko kërkon dialog

Ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ka treguar se çfarë mund të diskutohet mes qeverisë dhe opozitës nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha pranon ftesën që i bëri sot kryeministri, Edi Rama në Samitin e Dytë të Diasporës.
Majko iu përgjigj mediave se për qeverinë tranzitore nuk do të flitet.
I pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë të jetë kryeministër i qeverisë tranzitore, Majko u përgjigj: “Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim”.
Ndërsa pyetjes se kush duhet të luajë një rol pajtimi mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri? Majko iu përgjigj, se ndërhyrja e presidentit Ilir Meta në raportin me palët do të ishte e mirëpritur nga të gjithë.
“Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, shtoi ai.