“Ku je artist! Hidhi armët që të jep pushteti, lëri bandat dhe dil në shesh”…

Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD-së, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit në një takim në Durrës në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, i përmendi emrin lidhur me zgjedhjet.
Bylykbashi i kujtoi Ramës dy episode, një në 2009 dhe tjetrin në 2011, kohë kur ai humbiste zgjedhjet parlamentare dhe Bashkinë e Tiranës.
“Kur je artist, mos bëj si jurist! Hidhi armët që të jep pushteti, lëri bandat dhe dil në shesh barabartë dhe të shohim si ikën duke kuisur”, shkruan Bylykbashi.

Postimi i plotë i Bylykbashit
Eh mer artist!
Paska fol artisti nga Tirana. O artist, te kujtohet 2009 kur thoje: Si ma hodhe qe mblodhet me shume vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetem per kohe televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelet qe mbledh ti.
Po 2011 kur te nxorem nga zyra te kujtohet? Te prishem planet e kullave. Madje doje te zhdukje edhe ato 300 votat qe socialistet kishin hedhur per ty por i kishin hedhur ne kutite e gabuara. Ti nuk doje te numeroheshin edhe votat e tua, i bere hasha, se doje te shpalleshe fitues patjeter vetem me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne ti gjetem ne kuti, i numeruam per ty nje per nje. Dhe ti humbe.
Kur je artist mos bej si jurist! Hidhi armet qe te jep pushteti, leri bandat dhe dil ne shesh barabarte dhe te shohim si iken duke kuisur. He artist, ashtu e sheh sa te vlejne bojrat e ujit qe mban mbi tryeze!

Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim në Durrës, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ku dalloheshin qartë thonjtë e tij të paprerë.
Kur Rama mban mikrofonin, i vien në sy që i janë rritur më shumë sesa duhet, por që Kryeministrit si duket nuk i bëjnë përshtypje, dhe të sjellin ndërmend thonjtë e shqiponjës, të cilët ajo i përdor për të mbajtur fort gjahun e saj.

ramaaaa 1 1
Screenshot 3 103