Kryeministria mbahet e rrethuar nga protestuesit, vendosmëri për të mos u tëhequr

Masa e madhe popullore e protestuesve po mban të rrethuar Kryeministrinë. Protestuesit duken të vendosur për të mos u tërhequr. Deri tani nuk ka pasur asnjë incident dhe asnjë përplasje me policinë. “Kjo është shtreha e krimit. Rama të largohet sa nuk ëhstë vonë. Nuk do të mund të kthehet në këtë institucion që po mbahet i rrethuar nga populli”, tha Noka.
Pas rrethimit të parë, protestuesit të udhëhequr nga Basha kanë ndërmarrë edhe një rrethim të dytë të Kryeministrisë për të bërë të qartë se e gjithë zona është e rrethuar nga populli.
Protestuesit nuk po lëshojnë asnjë metër tokë të rrethimit të Kryeministrisë. Ajo që është paralajmëruar është se protesta nuk do të mbarojë sot dhe pritet të vazhdojë gjatë. Leja në polici është kërkuar për 48 orë nga PD. Mbetet për tu parë se si do të zhvillohet kjo protest në orët në vazhdim, vetëm se ajo që konstatohet është revolta e madhe popullore.