Kryeministri Netanjahu rrezikon të paditet për korrupsion

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit bëri publike planet e tij për të ngritur akuza për korrupsion ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu, një zhvillim që mund t’i japë fund karrierës së tij politike.
Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit i njoftoi planet e tij pas më shumë se dy vitesh hetimi.
Ende nuk janë bërë publike detaje rreth kësaj çështjeje, por zoti Mandelblit tha se ai ka në plan të pranojë rekomandimet e policisë për zotin Netanjahu, që ai të paditet për ryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim.
Një vendim i tillë kundër zotin Netanyahu do të shënonte herën e parë në historinë e vendit, të ngritjes së akuzave kriminale ndaj një kryeministri në detyrë.
Zoti Netanjahu, i cili është i angazhuar në një fushatë intensive për rizgjedhje përpara procesit të 9 prillit, ka mohuar të ketë shkelur ligjin.
Partia e djathtë e tij, Likud, i hodhi poshtë akuzat duke e cilësuar si “persekutim politik”.
Kryeministri pritet të zhvillojë një konferencë shtypi të enjten lidhur me akuzat.