Intelektualët e Korçës kundër ndërtimit të TEC-it, letër Ramës

Një grup intelektualësh në qytetin e Korçës i kanë nisur një letër kryeministrit Edi Rama ku shprehin mosdakordësinë e tyre me planin për ndërtimin e një TEC-i në qytetin juglindor.
Një projekt i firmosur nga kryeministri Edi Rama me datë 14.02.2018 dhe që është prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me datë 29.03.2018, ku bëhet fjalë për një termocentral me kapacitet 480.9 MW.
Në letrën e tyre, intelektualët argumentojnë edhe qëndrimin e tyre kundër TEC-it:
“Emetimi i gazit karbonik CO2, do të rritet 15 herë krahasuar me ndotjen që vjen nga djegia e druve të zjarrit. Këto të fundit përdoren mesatarisht 4000 orë në vit, kurse TEC-i do të punojë 8000 orë në vit.
Nga djegia e druve të zjarrit emetohet afro 150 000 – 300 000 m3 CO2, m3 në 24 orë për të gjithë rajonin e Korçës në një periudhë 5-6 mujore, kurse nga aktiviteti i TEC-it do të çfirohen 2 100 000 m3 CO2 ne 24 orë dhe me kohë zgjatje 11 muaj. Procesi i djegies së lendës së parë per TEC-in do të jetë gazi natyror i fumizuar nga gazsjellësi që kalon në rajonin tonë.
Nuk jepen në raport specifikimct e përberjes së këtij gazi, por nga vlerësimet tona rezulton se ky gaz është i cilësisë së ulët krahasuar me gaz-sjellësat e tjerë. Sasia e madhe prej 700 milion m3 gazi në vit kur digjet krahas CO2, çlirohen dhe një sërë komponimesh të tjera si oksidet e azotit NO gazi sulfuror SO2, monoksidi i karbonit CO, dhe lëndë të ngurta pezull shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për ekosistemin. (kur edhe sot këto elemente në qytetin tonë janë më të rriturat në Republikë) Normat e miratuara nga OBSH sipas disa llogaritjeve te bëra nga ana jonë do të jenë në nivelin e pranuar pas një rezeje prej 8,3 km dhe kur lartësia e oxhakut do te jetë mbi 120 metra.

Ndërkohë largësia nga qendra e qyrtetit rezulton 2,8 km dhe për më tepër lartësia e oxhakut eshte 22 m. Lidhja e TEC-it me nën stacionin e Zëmblakut është projektuar të kryhet me dy linja paralele të tensionit të lartë 400 kv, në një gjatësi prej 11,2 km. Sipërfaqja e tokës poshtë kësaj linje me gjërësi 250 m për anë, është e kontaminuar nga fusha elektro magnetike (EMP) dhe çlirimi i ozonit nga efekti i kurorës që janë të dëmshme për gjallesat, bimët dhc njerëzit që kanë veprimtari afër kësaj linje pra e pashfrytëzueshme.
Çpronësimi i 90 hektarëve tokë humusore të sistemuar dhe drenazhuar do të sjellë impakt social- ekonomik në jetën e fshatarëve, duke ulur nivelin e jetesës se tyre. TEC-i i parashikuar nuk do të jetë për përdorim të brendshëm se nevojë të tillë Shqipëria sot për sot nuk ka. Ai është kryesisht për eksport.
Deri sa ERE nuk prononcohet na përforcon qëllimin e ndërtimit të këtij objekti. Përsa i takon ngrohjes së qytetit tonë nga ky TEC, pak kush mund ta besojë; Kjo sepse nuk përmendet fare nëse ka një studim të miratuar për këtë punë, por i lihet në dorë Bashkisë për një të ardhme. Nga një studim paraprak qyteti ynë ka nevojë për një fuqi ngrohje prej 15 MË. Imagjinoni të kryhet dhe një herë nga e para çarja e rrugëve të qytetit.
Sipas nënshkruesve të letrës së hapur, specialistët e qytetit të Korçës janë në gjendje të zgjidhin problemin e ngrohjes me kosto më të ulët dhe pa dëmtuar mjedisin.

1 12 1