Fitore historike! Tuzi i shqiptarëve!…

Shqiptarët në Malin e Zi kanë festuar mbrëmë me flamujt kuq e zi në rrugët e Tuzit, pas fitores së zgjedhjeve lokale.
Fituesi Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar të cilët u bashkuan nën siglën ‘Malësia na bashkon’.
Nikë Gjeloshaj fitoi zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë. Ai ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit, ndërsa ndiqen nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç.
‘Në malësi fitojnë shqiptarët’, tha Nik Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështetësve të tij.
Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018 dhe bëhet komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.