Emrat e operativëve të Sigurimit që ndiqnin Vilson Blloshmin

Operativët e Sigurimit të Shtetit Lavdim Kurti, Nevit Kasa, Vesel Gjorga, Asim Bobrati dhe Xhevat Karriqi, kishin punuar me këto bashkëpunëtorë: “Xhami”, “Burreli”, “Nogoli”, ”Guri”, “Studenti”, “Studenti”, “Shebeniku”, “Bleta”, “Pazari i Muzinës”, “Dardha”, “Marteli”, “Shkëmbi”, “Shkumbini”, “Shkumbini”, “Studenti”… VilsonBlloshmi GencLeka1a
Nga vitit 1963 deri në vititn 1976 kur edhe u arrestua Vilson Blloshmi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë kohës nën survejimin e Sigurimit të Shtetit përmes operativëve dhe bashkëpunëtorëve, të cilët i kishte të njohur, shokë shkolle, kushërinj, etj.
Në librin e tij “rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, i arrestuar në të njëjtën kohë me të vëllain, dhe më pas i burgosur në Spaç e Qafë Bari, ka publikuar një varg dokumentesh nga dosja operative e të vëllait të pushkatuar. Në dosjen e Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka hasur 15 emra bashkëpunëtorësh dhe operativë të cilët e kanë ndjekur dhe survejuar të vëllanë për 13 vjet rradhazi.

Më poshtë marrë nga ky libër sjellim “Listën emërore të operativëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që ndiqnin Vilson Blloshmin në vitet 1963 -1976. vilson
Nr.95-“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti
Nr.94. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti
Nr._ – Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti
Nr.154 – b.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa
Nr. 187 – b.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga
Nr.160 – b.p Studenti” – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga
Nr.99 – b.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail Gjymenga- op.Vesel Gjorga
Nr._ -b.p. “Bleta”- ky nuk ka emër –op.Asim Bobrati
Nr.18 – b.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi
Nr._ – b.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga
Nr. 59 – b.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat Karriqi
Nr. 156 – b.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi
Nr. 159 – b.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi -op. Xhevat Karriqi
Nr. 68 – B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi
Nr. _ – B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga
Burimi: “Rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, fq.179

SAHARAJA
NGA VILSON BLLOSHMI

Saharaja, larg është Saharaja,
Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja
Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

Natës s’i pëlqen në Sahara,
S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;
Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;
Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.

As dhe një s’e di si është kandisur
Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,
Por se thonë në botë është stisur
Kur i duhej njerëzisë mallkimi.

Kur ai për keq e mban në gojë,
Saharaja e mban vesh e qesh.
Saharaja fillon të gëzojë,
Kur ne mallkohemi mes nesh.

E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit
Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,
I ngjan vello savani i qiellit,
Shkretëtirës shket e shkrepëtit.

Prandaj, kur urrejtjen e fortë e nxehur
Mbi dikë mallon e shfryn e shan,
Që nga skuta del kujtimi i dehur
Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi
Në pusin e harresës tret…
Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.