Durrësi injoron Ramën, vetëm 6 autobusë nga Tirana në takimin e tij

Ramma ka dështuar në takimin që kishte paralajmëruar në Durrës. Në takimin “Bashkia që Duam” që u ndal këtë pasdite në Durrës, aty ku Vangjush Dako shprehu dëshirën për të punuar akoma, nuk pati një konfirmim nga kryeministri Edi Rama për Vangjush Dakon.

Rama e vlerësoi punën e bërë nga Dako në Bashki, tha se zgjedhjet vendore do të mbahen me çdo kusht, por nuk tha emrin e kandidatit për Bashkinë e qytetit bregdetar.
Por përveç kësaj, ajo që ra në sy gjatë takimit, ishte bojkoti që qytetarët e Durrësit i bën kryeministrit Rama.

Në shesh ishin vetëm 6 autobusë të ardhur nga Tirana me nëpunës të administratës shtetërore.

Ndërkohë, një video e shpërndarë përpara takimit të Ramës në Durrës për turin për Bashkitë, shihet se si bëhet seleksionimi i qytetarëve që duan të marrin pjesë.

Në video shihet qartë se si disa të rinj largohen nga truproja dhe nuk lejohen që të marrin pjesë ashtu si persona të tjerë të cilët po drejtoheshin drejt takimit.

Nuk dihet nëse këta të rinj janë larguar me ndonjë motivacion apo nëse është thjesht një seleksionim për nga frika e krijimit të incidenteve gjatë takimit.

Screenshot 3 103

auto s11g1g1553882477