Diaspora do t’i bashkohet protestës madhështore më 16 mars në Tiranë

Nga Naim HASANI

Të dashur motra e vellezer ne diaspore, kudo qe ndolleni!
Dega e Partise Demokratike në Britani të Madhe ju fton që më datën 16 Mars 2019, të bëheni pjesë e protestës më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, sistemin demokratik dhe të drejtën e votës e shenjtërinë e saj në një shoqëri pluraliste, kundër blerjes dhe shitjes së vullnetit të qytetarëve.
Mbrojtja e vlerave të çmuara të lirisë dhe demokracisë është detyrë e gjithë shqiptarëve të ndershëm kudo që ata ndodhen. Diaspora kërkon që Shqipëria të ofrojë alternativë për qytetarët e saj nëpërmjet mundësive të punësimit dhe një jetë më të mirë, në vend të larimit nga masiv nga trojet e veta.
Qellimi i këtyre protestave nuk është vetëm largimi i “Rilindjes” nga pushteti, por edhe instalimi i një sistemi demokratik të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të qytetarëve në tempullin e demokracisë, siç ndodh në Britani dhe SHBA, për t’u siguruar njëherë e përgjithmonë që parlamenti shqiptar kurrë më nuk do të shndërrohet në strehën e krimit dhe kriminelëve.
Partia Demokratike dhe Lideri i opozites z. Lulzim Basha do të jenë në krye të protestës më masive, paqësore, demokratike dhe qytetare që Shqipëria ka parë. Bashkohuni edhe ju në këtë betejë demokratike, me thirrjen dhe endrrën e kahershme të gjithë shqiptarëve; “E Duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
# Shqiperia Ngrihet ✌️✌️