Deklarata e fortë e Berishës: Edhe Rama në përgjimet e Dakos me bandën e Avdylajve

Gjatë intervistës në Ora News, ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të forte duke u shprehur se, ka të dhëna se edhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar biseda telefonike me grupin e Avdylajve në Shijak, të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.
‘Gjushi e ka bërë gjithçka. E ka bërë në ujdi të plotë me Edi Ramën. E di ti që ka të dhëna që edhe Rama ka telefonata me Avdylajt, në ato përgjimet.
Kjo është një masë e cila ishte për t’u hedhur hi syve dhe për t’u thënë të tjerëve se nuk e heqim dot Gjushin se nuk na lë KQZ-ja’, u shpreh ish-Kryeministri.
Berisha tha më tej se, Rama u ka dhënë nën administrim grupit të Avdylajve Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Qeveria tranzitore çmonton lidhjet politike me bandat. Avdylajt sot administrojnë Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kanë Avdylajt hotel “Germania” në Durrës, është një nga hotelet më luksoze në Shqipëri. I tëri kristal. Ata janë ushtarë. Është Rama këtu. Hekuran Hoxha dhe Abdylajt kishin laborator të njëjtë me Hasin. Shkuan natën dhe i arrestuan dhe u dhanë mundësi që laboratorin ta çmontojnë. Të gjitha pronat e tyre janë të paprekura. Rama me Gjushin u dhanë Avydlajve Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, u shpreh Berisha.

Dvorani monstër gjyqtar, vettingun e bën ish-bashkëshortja e “Hakmarrjes për Drejtësi”
Përkundër vlerësimeve që eurodeputetët që vizituan Tiranën bënë sot për reformën në drejtësi, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ky është një proces terësisht i kapur.
Në studion e emisionit “360 Gradë” në Rtv Ora News, Berisha theksin e vuri tek lista e zezë e vettingut duke përmendur me emra ata gjyqtarë dhe prokurorë që sipas tij nuk nderojnë këtë proces dhe vërtetojnë edhe njëherë kapjen e reformës nga Edi Rama.
Beti Njuma: Një nga akuzat që ju bëhet është lënia e mandateve të parlamentit është një alibi për të goditur reformën në drejtësi. Delegacioni i PE e vlerësoi reformën në drejtësi dhe veçanërisht vettingun. Një proces që po shkon shumë mirë thanë.
Berisha: Delegacioni vjen dhe dëgjon disa raporte. Sa i përket reformës rezultatet janë këto: Ai që thotë se Dvorani është mirë në krye të KED mashtron, trillon dhe mbështet një mëkatar, një gjykatës që nuk ka ligj as moral. Mbështet një gjykatës i cili duke qenë anëtar Bordi i Telekomit ka marrë apartament dhe ja ka paguar Telekomi dhe më pas ka pranuar të gjykojë çështje të Telekomit. Mos harro Altina Xhoxha doli nga sistemi vetëm se kishte gjykuar një çështje në Kushtetuese që i ati e kishte gjykuar në Apel. E them këtu që Altina, me gjithë respektin që kam, ka bërë gabim. Konfikti i interesit është konflikt interesi.U largua për kaq. Kurse ky zotëria që merr një apartament fillimisht 70 metër dhe pastaj Telekom ja bën 130 metër dhe pastaj Telekom ja paguan 35 mijë euro dhe ky zhvillon gjyqe. Ky gjykatës unik në botë që katër vite pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk lëshon detyrën, ky është një monstër nga çdo aspekt. Nuk ka ligj as moral. Dhe ata që ua servirin shqiptarëve si sukses këtë, ata nuk kanë respektin më minimal për këta njerëz”.

“Nuk kanë respektin më minimal ata që paraqesin kunat KLP.Kanë qenë në negociata dhe aty janë procesverbalet, ku të dy ambasadorët kanë qenë 100% dakord, Guvernatorët se ashtu i quaj, që ata ekspertë socialistë dhe tanë të cilët draftonin ligjet për 6 vite nuk mund të zgjidheshin në këto organe sepse dilte që po i draftonin për veten e tyre. Më kryesori i socialistëve, pas Sadushit që përjashtoi shkollën e Magjistraturës nga vettigu. Shkolla e Magjistraturës duhet të ishte e para në vetting. Sadushi nga njëra anë bëri ligjin, nga ana tjetër ka studio avokatie bashkë me sadushët e tjerë dhe imagjino ti si i mbrojnë çështjet këta kur shkojnë te nxënësit e tyre.
“Është kunati i madam Radarit, ndrikull Radarit, e cila duhet të jetë tani aty ku janë trafikantët e tjerë për krimin e shëmtuar të shuarjes së radarëve dhe më shumë se kaq. Ai del në krye të KLP. Është kjo reforma. Kush bën vetting? Bashkëshortja e Hakmarrjes për Drejtësi. A ka qenë me një anëtar të Hakmarrjes për Drejtësi Valbona Sanxhaktari e martuar? Me kodin e mafies asaj i thonë Bona.Gjykatësin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca e hoqën se nipi i tij është kapur me 3 gram hashash, gjykatës një jetë të tërë.Kurse kjo ndrikull e Hakmarrjes për Drejtësi që merr, zbardh dhe modifikon informata të SHISH, kjo bën filtër aty. Ne kemi qenë nismëtarë të vettingut por nuk jam për lista të zeza. Cilido që i mbron këto bën gabim”.
dako