Deklarata e fortë: Agron Xhafaj pa asnjë akuzë, ndërsa gazetari që e denoncoi nën hetim

Botuesi dhe gazetari Enton Alibekaj u ndal te vështirësitë e gazetarëve gjatë punës së tyre, në mjedisin aktual, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar këtë të premte, me temë lirinë e medias. Ai përmendi “kasetat e gatshme’, presioni që ushtrohet nga pushteti tek gazetarët, ndërsa theksin e vuri te dhuna dhe kërcënimet ndaj tyre.
Enton Abilekajt solli në kujtesë disa nga rastet kur gazetarët janë dhunuar dhe kërcënuar.
“Shoqata e gazetarëve profesionistë ka denoncuar më 30 gusht 2018 rastin e Klodiana Lalës, sulmi që iu bë në shtëpinë e prindërve të saj. Më 3 shtator korrespondenti i “Report Tv” Jualian Shota u kërcënua teksa po mbulonte historinë e shpërthimit me eksploziv në Laç. Kemi rastin e Jetmir Olldashit i cili është nën hetim sot, nuk lejohet të flasë para mediave. Vetëm se denoncoi rastin e Agron Xhafës dhe ndërsa i denoncuari ndodhet në Itali pas asnjë akuzë nga drejtësia shqiptare, denoncuesi është nën hetim dhe nuk mund të flasë. Kemi rastin e famshëm të Dirtan Zaganit në shtator 2015 me gazetarin Basir Çollaku, i cili menjëherë pas publikimit të intervistës u gjend përballë presioneve dhe kërcënimeve. Një gazetar që ka vuajtur dhe papunësinë madje pikërisht për shkak të intervistës”, u shpreh Alibekaj, i cili i cilësoi rastet të paprecedenta.
Alibekaj shtoi më tej se gjuha e politikanëve dhe konkretisht ajo e kryeministrit, që sipas tij tenton të vërë përballë mbështetësit e tij me mediat, sjell edhe dhunimin ndaj gazetarëve.

Screenshot 8 39