Berisha firmosi anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave, Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me spotin publicitar të qeverisë për 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Manjani akuzon qeverinë se, po mohon historinë dhe kjo, sipas tij, është e turpshme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani i tregon të gjithë shqiptarëve se, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim i ka firmosur Sali Berisha.
Postimi i plotë
Kujtesë:
Prej vitesh, në shtëpi ndjekim rregullin që lajme dhe emisione politike nuk i shohim. Për çështje të higjenës mendore e ndjekim me besnikëri.
E shkel unë ndonjëherë vjedhurazi, por në tërësi e ruajmë këtë rregull. Interneti dhe NETFLIX janë më me variacion.
Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO.

Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte.
Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!
Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:
Anëtarësimin në OSBE e ka firmosur Ramiz Alia.
Anëtarësimin në Këshillin e Europës e ka firmosur Sali Berisha.
Hapjen e bisedimeve të para për anëtarësim në BE i ka firmosur Sali Berisha.
Anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.
Liberalizimin e vizave e kreu Sali Berisha.
Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP. Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta…
Kjo është historia, na pëlqen apo jo!

55882279 10219521488488222 6407881108716781568 n

56120154 2322638264433530 2458805125544673280 n

auto 1449216481491328271

jozefina topalli 8 dhjetor festa e pd se 1