Berisha dënon dhunën policore ndaj protestuesit invalid: Akt çnjerëzor!

Një akt çnjerëzor! Kështu e quan ish kryeministri Sali Berisha dhunën policore ndaj invalidit Gjergj Çuni.
Ky i fundit, edhe pse qëndronte në këmbë me patericë dhe kishte dalë në protestë pasi i kishin hequr me të padrejtë pensionin e invaliditetit, u tërhoq zvarrë nga policia para Parlamentit.
“Një akt çnjerëzor! Narkopolicët e droguar të Edvin Urrejtjes dhe Vasal Kimikut të tij zvarrisin invalidin Gjergj Çuni dhe së bashku me të flamurin kombëtar që ai mbante në njërën dorë sepse në tjetrën mbante një patericë. Krim, turp!”, shkruan Berisha në Facebook.
Më herët reaguan edhe nënkryetarët e PD dhe LSI, Edi Paloka dhe Petrit Vasili, ndërsa fotoja e tij po bën xhiron e rrjeteve sociale duke nxitur shumë komente kundër policisë së shtetit dhe dhunës në protestë.

Ky eshte Gjergj Çuni qe terhoqen zvarre barbaret e Narkopolicise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 28. März 2019