Basha: Zgjidhja do të vijë nga protestat popullore, asnjë hap pas, s’ka dialog me Ramën

Kryetari i PD, Basha deklaroi se zgjidhja politike do të vijë nga protestat popullore dhe se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas. Basha i bëri komentet e tij për mediat pas takimit me zv.Ambasadoren amerikane, duke qartësuar se ai nuk do të bëjë asnjë koment për takimet që ka me partnerët strategjikë të vendit.
Basha i kërkoi Ramës ti hapë rrugë drejtësisë që të hetojë dosjen 339 dhe 184 të blerjes së votave “Eshtë e qartë se ai nuk lejon hetimin e këtyre dosjeve se është vetë në to, dhe kjo është arsyeja që kur të gjitha pushtetet janë kapur, zgjidhja vjen nga protestat popullore”, tha Basha.
Basha tha se, populli ka folur dhe do të flasë dhe më 16 mars. “As komentet e shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë nuk kam ndërmend t’i bëj pjesë të këtij komunikimi sot, populli ka folur. Ka folur dhe dje, do të flasë dhe më 16 mars. Edi Rama bën mirë ta dëgjojë zërin e popullit dhe t’i hapë rrugë zgjidhje zgjidhjes politike, t’i zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin e dosjes 339 dhe 184. Zgjidhja, kur të gjitha pushtetet janë të kapura, e ka në dorë populli derisa të kemi qeverinë e çliruar nga krimi”, tha Basha.