Basha thirrje Ramës: Veri gishtin kokës, përgjigjen do ta keshë sy për sy e dhëmb për dhëmb

“Edi Rama thirrje mendjes se populli do të përgjigjet sy për sy dhe dhëmb për dhëmb”. Kështu u shpreh Basha në protestën e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.

Basha tha se, Edi Rama pak ditë më parë mbajti anti-mitingun më të turpshëm që nga koha e Ramiz Alisë, ndërsa i shpalli luftë shqiptarëve, u tha artistëve që do të shembë teatrin, ndërsa qytetarëve do t’u shembë shtëpitë.

“I bëj një thirrje Edi Ramës që t’i verë gishtin kokës, pasi përgjigjen do e ketë sy për sy e dhëmb për dhëmb. Mjerë ata oligarkë dhe shërbëtorë të Edi Ramës që i kanë bërë llogaritë gabim, ora e hakmarrjes popullore po afron.
Edi Rama i ke orët e numëruara në karrigen e Kryeministrit.

Zgjidhja politike i kërkon shqiptarët të bashkuar, sot iu shtrij dorën njerëzve të ndershëm, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e Shqipërisë si Europa.

Paralajmëroj të gjithë bashkëpunëtorët e këtij regjimi kriminal, qofshin me costume e me kollare, me atlete, se populli nuk ua fal.

Ai që sulmoi Presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e drogës dhe artikuj të paguar, ai që çoi faqen e zezë në Shtëpinë e Bardhë, orët i ka të numëruara.

Të gjithë miqtë dhe aleatët tanë i kemi në krah, ata që u investuan për Shqipërinë dhe Kosovën Europiane.

Ju jeni ushtria më e madhe e lirisë që ka parë ndonjëherë ky vend, bashkimi dhe kurajo janë armët tona”, tha Basha.

Protesttt

protest3

protesta madheshtore

foto protesta