Basha, thirrje për protesta: Asamblesë së krimit i ka ardhur fundi, nuk shpëtojnë, s’ka dialog me krimin

Kryetari i PD, Basha deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë se Asamblesë së krimit (Parlamentit) i ka ardhur fundi dhe se nuk mund të shpëtojë as me joshje as me blerje mandatesh. Basha paralajmëroi për një protestë të madhe kombëtare me 16 Mars. Ai u shpreh se nuk nuk ka dialog me një qeveri të kapur nga krimi i organizuar. “Me kë të bisedojmë me Rrajat dhe Çyrbet?”, pyeti Basha në mënyrë retorike. Basha tha se vendi duhet të ketë një Parlament të zgjedhur nga populli dhe jot ë blerë me paratë e krimit.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i qartë në një proonincim për mediat se, i vetmi takim që ai do të zhvillojë është me popullin më 16 mars.
“Do t’i japim fund qeverisë së lidhur me krimin dhe do zgjedhim një qeveri të popullit. Takim i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars”, tha Basha.
Një qeveri fasade dhe nuk do të ketë më. Nuk mund të vazhdohet kështu me një qeveri të kapur në flagrancë në vjedhje
Në Europë nuk të pranojnë nëse vendi qeveriset nga poltitikënë të lidhur me banditët dhe me krimin, tha Basha.
Vendi është në emergjencë kombëtare. Të kemi parlament me standarte dhe jo një kuvend të bëre me votat e vejdhura të krimit.

Të kemi parlament të zgjedhur nga populli. Ndërkombëtarët nuk janë të informuar.
Basha gjatë prononcimit të tij ftoj shqiptarët të bashkohen në protesten e 16 marsit”, tha Basha.
Basha ka një përgjigje dhe për ndërkombëtarët të cilët ishin kundër qeverisë tranzitore dhe djegien e mandateve.
“Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në cdo vend të Europës ku emigrojnë shqiptarët. Detyra jonë është që këto standarde tia garantojmë shqiptarëve në vendin tonë. Nuk do pranojmë asgjë më pak pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touch doën dhe kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë e pinë në pritje luksoze në Rogner. Nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike por jetojnë në kushte të vështira”, tha lideri i opozitës.
Basha foli edhe dhe për sakrificën e opozitës: Dorëzimi i mandateve i rrogave dhe i imunitetit është një sakrificë që opozita e bashku me qytetarët bën për të hapur rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë”, tha Basha.
PD mblodhi sot grupin parlamentar dhe Basha në prononcimin për median ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit.