Basha: Rama e do Dibrën si kotec të Ymer Lalës e ju të jeni pulat e tyre!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga Dibra tha se, kryeministri Rama e sheh Dibrën si kotec të Ymer Lalës dhe qytetarët si “pula të tyre”.
Basha iu kërkoi dibranëve të derdhen masivisht në kryeqytet të shtunën.
Ndërsa një qytetar i ka treguar padrejtësinë që i kanë bërë me falsifikime dokumentash, Basha i tha:
“Arif, është qartë fare për mua! Vetëm krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë të shkelë ligjin në këtë mënyrë! Vetëm krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë që firma të regjistrohet dhe një ditë pas regjistrimit të marrë licensën!!!
Kështu e sheh Edi Rama, Dibrën! Edi Rama e do Dibrën, kotec të Ymer Lalës dhe ju, pula të Ymer Lalës! Kjo është!
Edhe zgjidhja që është para jush kjo është: A jeni dibranë, a jeni pula të Edi Ramës dhe të Ymer Lalës?! Kjo është zgjidhja! Në qoftë se jeni dibranë, burra të forcës, mençurisë, gra punëtor dinjitoze, më datë 16 mars, të shtunën, siç jeni këtu dhe dhjetë herë më shumë, me u derdh në Tiranë dhe me e marrë përpara qeverinë e krimit!”

Bashkëbisedimi me qytetarët
Basha: Edi Rama i thotë barsoletat se fshihet pas vjedhjes, ndërsa dibrani e bën batutën për të qeshur.
Banori: Shkollën e çuan në Durrës, ne nuk kemi terezi për t’i çuar fëmijët atje.
Basha: Njeriu që e urren dijen ai e ka një qëllim, sepse kërkon t’i vjedhë më kollaj. Me nipër dhe me mbesa duhet të vish në Tiranë.
Banori: Krimi e ka mbulu. Shqipëria rrezikohet seriozisht. Nuk është vetëm për demokratët. Rrezikohet socialisti i pastër dhe i ndershëm.
Basha: Je shumë i qartë për atë që the. Krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë që sot kompania regjistrohet, nesër fiton tenderin. Rama e do Dibrën si kotec të Ymer Lalës, e ju të jeni pulat e tyre. Nëse jeni dibranë, të derdheni në Tiranë dhe ta marrim përpara qeverinë e krimit.

Populli