Basha në Berat: Më 16 Mars në sheshin e protestës, për barcaleta, batuta e hajdutëri kemi Edi Ramën

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve të tij në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se, në Europë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin.
Lideri demokrat theksoi se, “Shqipëria kërkon në rradhë të parë zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri që është në krahun tuaj”.
Pjesë nga fjala e kryetarit Basha
Ai ju vjedh me ligje, si ligji për teatrin apo dividentin.
Ne nuk jemi më në krah të tyre por në krahun tuaj derisa ta fitojmë këtë betejë.
Në Europë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin.
Nuk shkohet me Shqipërinë si Kolumbia apo me politikanë që vjedhin dhe nuk i gjen asgjë.
Qeveria nuk rrit pensione, as hap vende puna, por në të vërtetë i ka bërë 500 mijë Shqiptarë azilant.
Nuk mund të pranojmë që truri i Shqipërisë të largohet nga vendi.
Shqipëria kërkon në rradhë të parë zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri që është në krahun tuaj.
Për barcaleta, batuta e hajdutëri e kemi Edi Ramën.
Rama është një hajdut i maskuar si klloun.
Kush do t’i japë fund të bashkohet me ne më 16 Mars në sheshin e protestës.
Kush do uljen e cmimit të naftës, e energjisë, kush do taksa të ulta, mirëqënie, vlera, duhet të bashkohet me shqiptarët më 16 Mars në protest. Orët e tyre janë të numëruara.

b2