Basha bashkohet me banorët e unazës së re, skenar kriminal i Ramës ndaj protestuesve natën

185

Kryetari i opozitës, Basha i është bashkuar protestës së banorëve të unazës së re, ndërsa janë paralajmëruar nga burime qeveritare se Rama ka urdhër zbatimin e një skenari kriminal ndaj protestuesve që i kanë djegur atij aferën e vjedhjes së 40 milionë eurove.

Protesta e banorëve të Astirit ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme duke hyrë në ditën e saj të 136. Ata kërkojnë mbrojtjen e banesave të tyre nga shembja për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

Siç do mbrëmje tashmë ata kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.

Në një postim të tijin në Facebook, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu shkruan: “Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re2, duke shtuar edhe një video.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha sonte nga protesta e Unazës së Re, se kryeministri Edi Rama së bashku me policinë ‘partiake’ të drejtuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po përpiqen të shtypin protestën, por nuk do ia dalin dot.

“Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj kërkon të shtypi natën banorët e Unazës së Re. Policia të bëjë kujdes, të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës. Edi Rama në grahmat e fundit të pushtetit të tij kriminal. Edi Rama po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin. Policia të distancohet nga urdhërat politik. Edi Rama nuk mund të fshihet pas gazit helmues. Nuk ka gaz që do shpëtoj Edi Ramën.”- tha Braimllari.