Banori: Kemioterapinë që bënte nusja ime kushton 800 mijë lekë 1 ditë, në 3 ditë 2 milion e 400 mijë

Basha: Duhet t’i paguaje ti?
Banori i Beratit: Një herë i kam blerë dhe jam futur në borxh 2 milion lekë. Kam bërë problem një herë në spital, sa erdhi edhe një televizion. Vjet, Ministrja e Shëndetësisë dërgoi zëvendësministren për të kontaktuar me mua pse e kisha bërë problem.
Basha: Pse e ke bërë problem dhe jo si ta zgjidhë problemin?
Banori i Beratit: Po, pse e ke bërë problem tha. Dhe brenda 5 minutave vjen ilaçi. Ku u gjend? Ilaçi ishte në spital se më ka ardhur sekseri e me ka thënë e do ilaçin e gruas? Ku e dinte ai që më mungonte ilaçi atë në spital. Dhe atë ditë që mungonte ilaçi kanë ikur 8 veta nuk kanë bërë kimio terapi, gjynah nga Zoti. Një javë para këtu erdhi kryeministri. Këtu ilaçet mungojnë, mugojnë të gjitha. Sot, gruaja ime merr një kemp 105 mijë lekë të vjetra, as përkujdesje..
Basha: Kur një session kemioterapie, i bën 800 mijë lekë.
Banori i Beratit: Jam gati të përballem tani në moment, jo kryeministri, po kushdo të jetë…
Basha: Të besoj. Dhe po të kemi një hapësirë, se ti e di që edhe ekranet i ka blerë kjo mafie, do të mundohemi të krijojmë një hapësirë që ta tregosh historinë tënde, por një gjë të jap fjalën, që shëndetësia, do t’i kthehet shërbimit ndaj njerëzve, se sot është bërë një dyqan, ku vjedhin tre njerëz, tre hajdutër, bashkë me Edi Ramën vjedhin paratë e shëndetësisë prandaj ka ardhur ajo tek ty, se nuk ka patur hall të zgjidhte problemin , ka patur hall të mbyllte problem, që të mos flisje ti.
Banori i Beratit: I kam shkruar në portalin Shqipëria që duam, pse nuk ka ilaçe spitali.
Basha: Portali është mashtrim, është alibia e Edi Ramës pse nuk qeveris, por vjedh shqiptarët.