Banorët e Unazës së Re: Protestën e kemi për pronat tona, shpresa jonë largimi i të droguarit 24 orë

Banorët e Unazës së re janë bashkuar sërish sot për të kërkuar lirimin e protetsuesve të arrestuar një natë më parë nga Policia nga Komisariati nr.6. Një përfaqësues i këtyre banorëve tha për mediat se, Policia po bën provokime të qëllimshme, që ata të përplasen me qytetarët e tjerë, kalimtarët.
“Policia nuk bën më bllokimin e rrugës, siç ka bërë më parë gjatë protestave, por policë civilë u bëjnë me dorë shoferëve “ec vazhdo”, si e si të na përplasin me qytetarët.
Protestën ne e kemi për pronat tona, shtëpitë tona dhe nuk do ta ndalojmë.
Këto janë metoda komuniste, enveriste, por nuk do të arrijnë fare, le të përpiqen sa të duan se protesta do të vazhdojë.
E vetmja shpresë e banorëve të Unazës së Re është largimi i kësaj qeverie, i këtij Kryeministri, i kryebashkiakut që është mashtrues ordiner, që përkrah një projekt abuziv që është kapur në vjedhje ditën për diell dhe akoma e mbrojnë. Turpi dhe fytyra e kësaj qeverie është Unaza e Re, se nuk kanë lënë gjë pa i vjedhur këtij vendi që krahasohet me vendet e varfra të Afrikës.
I droguari 24 orë nuk sheh realitetin që po ndodh në Unazën e Re dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj nesër të gjithë në protestë përpara parlamentit, përveç asaj në Unazën e re”, përfundoi përfaqësuesi i banorëve.

auto Screenshot 11553682010