Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Nesër na prit te Parlamenti po ta mbajti!

Me thirrjet “Rama ik”, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot pasdite në ditën e 121-të të protestës së tyre për mbrojtjen e shtëpive.
Ata kanë shprehur vendosmërinë për vijimin e protestës deri në garantimin e banesave të tyre. Banorët i bënë thirrje Ramës të heqë dorë nga projekti korruptiv i Unazës së Re. Ata u shprehnë se nesër në orën 10:00 do të jenë tek Parlamenti dhe i bënë thirrje Ramës që t’i presë aty po ia mbajti.
Një nga banorët tha se, Rama nuk do të ketë asnjë shans për të hyrë në Unazën e Re.
Duke qënë se nesër është protesta e opozitës para Parlamentit, ata ftuaan banorët e kësaj zone dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë masivisht.
Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm si zakonisht në protestat e banorëve të Unazës, denoncoi përpjekjet e qeverisë për rekrutimin e oficerëve të ushtrisë në rradhët e policisë, vetëm për të ndaluar protestat e opozitës.
Balliu i ka bërë thirrje policisë që të mos bëhet pjesë e aksionit partiak të Ramës.
“Provokimet, tha ai, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët.
Çdo qytetar të jetë nesër para Parlamentit, që t’i tregohet fuqia e vërtetë e njerëzve.
Rama duhet t’i hapë rrugën zgjidhjes politike”, theksoi Balliu.
Është e habitshme që Rama dhe ministrja e tij nuk dalin për të deklaruar se ky projekt korruptiv është i anulluar.