Banorët e Unazës paralajmërojnë Ramën: Do të të përplasen ballit arrestimet politike!

Protestues të shumtë të Unazës së Re janë drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku do të kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar në protestën e madhe të opozitës të mbajtur pëpara parlamentit.

Ish-deputeti i PD, Klevis Ballliu, i kujtoi Edi Ramës se mendon gabim kur arreston protestuesit, pasi sa më shumë persona që ndalon aq më shumë janë ata në mbështetje të protestës së opozitës.

“Dua t’ju përgëzoj për atë protestë masive përpara parlamentit, që tmerroi gjithë hajdutët që vodhën xhepat tuaj në këto 6 vite dhe ishte kjo arsyeja që deputetët dhe minisrat futeshin nga hyrja të fshehta dhe ashtu do të futen për sa kohë nuk do të mbahet përgjegjësi për vjedhjen që u bëhet këtyre qytetarëve.

U futën si kriminelë të vërtetë në atë sallë. E vërteta është se ata e kanë vjedhur atë parlament, prandaj futen si hajdutë.

Dëgjova sot ofendimet personale të Edi Ramës nga Parlamenti dhe siç ka thënë Margaret Thaçer, ‘nëse merresh me anët personale të njerëzve, është sepse je në ditën e fundit, sepse nuk ke argumenta politikë’.

Ndaj është i kuptueshëm shpërthimi yt, inati yt, pasi po të vjen ora për të shkuar përpara gjykatës.
Edi Rama hapi veshët o mjeran, sepse pastaj do të tronditesh nga fuqia që do të të vijë ballit nga qytetarët shqiptarë.

Do të të përplaset ballit, e drejta, fuqia e këtyre njerëzve dhe do të thuash që ma bëri koka.
Ke kohë t’i hapësh rrugë zgjidhjes politike, dhe jo të bësh këto arrestime politike.

Sot janë arrestuar 30 protestues. Por çfarë mendon ti se ata janë vetëm. Por ne për një ngrihemi 1 mijë, për 30 ngrihemi 30 mijë.

Ne nuk do ti lejmë vetëm, sepse ne nuk jemi të pabesë si puna jote.
Kështu siç jemi ju ftoj që t’i drejtohemi bashkë Drejtorisë së Policisë. Edi Rama nuk na frikëson”, tha Balliu.