Banda me kapuçë dhe leva sulmon banorët që po u shemben shtëpitë, Policia i lejon të përplasen me protestuesit

Vijon të jetë e tensionuar situata pranë shkollës së Petro Ninit, ku persona të paidentifikuar me leva dhe me kapuç kanë tentuar që të shembin derën e banesës, ku prej mëngjesit të sotëm ka një situatë të tensionuar.
Policia duket se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për t’i larguar këta persona, që nuk kanë asnjë lloj statusi, edhe pse mendohet se janë pjesë e punonjësve të përmbarimit.
Ndërkohë që në mbështetje të banorëve, kanë mbërritur dhe banorë të tjerë të lagjes, të cilët shprehen se kjo situatë është e patolerueshme.
Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës ”Petro Nini Luarasi” janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.
Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
“Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.

53453712 2023674697754056 2883240674273001472 n

53139604 2829463810413696 4869454695514505216 n