Babëzia s’ka të sosur, Veliaj prish natën kopështin e fëmijëve në Kombinat për të ndërtuar pallat

Disa mjete të rënda të Bashkisë së Tiranës pritën sa të errësohej për të nisur shkatërrimin e një kopshti fëmijësh mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit.

Një skrap ka nisur shkatërrimin e një pjese të ndërtesës, ndërkohë që banorët, të cilët jetojnë pranë kopshtit janë gjendur nën një zhurmë të madhe, pa pasur një lajmërim paraprak.

Ndërtesa një-katëshe, e cila së bashku me oborrin zë një hapësirë rreth një mijë metra katror truall pranë ish-Mapo-s së vjetër ka funksionuar si kopësht për disa dekada.
Rreth një vit më parë, Bashkia e Tiranës vendosi mbylljen e përkohshme, pasi objekti kishte nevojë imediati për rikonstruksion.

Mbi 100 fëmijë që frekuentonin këtë kopësht u shpërndanë në disa institucione të tjera para-shkollore në Kombinat.
/Boldnews.al