Arrestohen 7 protestues të Unazës së Re, banorët rrethojnë Drejtorinë e Policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 banorë të zonës së Unazës së Re. Sipas burimeve, ata janë shoqëruar para pak minutash për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shoqërimi i tyre është bërë menjëherë pas përfundimit të protestës.

Banorët e revoltuar janë nisur menjëherë për të protestuar përpara Drejtorisë së Policisë. Qindra banorë kanë rrethuar Drejtorinë ePolicisë dhe kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar.

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme nga ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anullimin e projektit të Unazës së Re duke argumentuar se dëmton pronat e tyre.

unaza1