Analisti shpërthen ndaj Saimir Pirgut dhe Igli Tares: Janë palaço që fyejnë inteligjencën e çdo shqiptari

Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka kritikuar qëndrimet e dy shqiptarëve të njohur në Evropë, tenorit Saimir Pirgu dhe drejtorit sportiv të klubit të Lacios, Igli Tare.
Dy personazhet i kanë dalë së fundmi në krah kryeministrit Edi Rama dhe kanë kritikuar protestat që po organizohen në Shqipëri, por sipas Lubonjës, ata nuk e kuptojnë situatën reale në vend.
Analisti i konsideroi Pirgun dhe Tare palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë, ndonëse në fushat e tyre janë të suksesshëm.
“Këta janë fyerje për inteligjencën e çdo shqiptari. Ne e dimë çfarë ndodh në Greqi, por nuk ka dalë ndonjë figurë publike greke që thotë na u prish imazhi, por kanë qenë në krah të protestuesve. Këta janë disa palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë”, u shpreh Lubonja në ‘News24’.

lubonja14847513441550338686