16 marsi betejë për qytetarët jo për pushtet, 290 mijë ushqehen vetëm një herë në ditë

Kryetari i PD, Basha ka bërë thirrje për një protestë mbarëpopullore në 16 Mars në Tiranë, jo thjesht dhe vetëm për të larguar Ramën, por për të sjellë nryshimin. “16 marsi dhe çdo protestë që bëhet, nuk bëhet për pushtet, bëhet për ndryshim. Nuk bëhet për pushtetin e LulzimBashës dhe PD, por për pushtetin tuaj, që qytetarët dhe jo qeveria të jenë zot në shtëpinë e tyre. Zoti i fateve të shqiptarëve s’mund të jetë një njeri i vetëm me të gjitha pushtetet, i shkëputur nga realiteti. Nuk shkohet kështu në Europë! Kush na thotë ndryshe, na gënjen dhe nuk ka rëndësi se në çfarë gjuhe na e thotë”, tha Basha.
Kryetari i PD ka deklaruar shifrat e frikshme të varfërisë ku 290 mijë personave ushqehen vetëm një herë në ditë, ndërsa ëhstë thelluar hendeku mes shumicës së shqiptarëve që jeton në varfëri dhe pakicës në qeveri që jeton në luks.
“Thirrja ime është t’i bashkoheni protestës, jo thjesht për të larguar Edi Ramën, por për ndryshimin, për një pakt kombëtar për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe, që kërkojnë shqiptarët dhe, në veçanti, rinia. Shqipërisë i duhet një qeveri që e shikon atë me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot kemi qeverinë që sillet si një prind i keq, që nuk u çon bukë fëmijëve, një prind abuzues me fëmijët. Me rritjen e taksave, të faturave dhe të kostos së prodhimit, qeveria po i detyron bizneset të zgjedhin mes dy rrugëve, ose të shkurtojnë pagat, ose të rrisin çmimin, duke rrezikuar mbylljen e bizneseve dhe vendeve të punës.
Me alternativën e PD për uljen e çmimit të naftës me 300 lekë/liter, uljen e çmimit të energjisë me 35% për industrinë që prodhon, sistemin e taksës së sheshtë 9%, bën biznesin konkurues, rrit pagat, hap vende pune. Kontrasti sot është shumë i fortë. Në tjetër botë, me charter, luks e në vila bunker jeton Edi Rama me ministrat e tij, e në tjetër botë jeton shumica e shqiptarëve, që nuk paguan dot faturën e dritave apo biletën e autobusit.
Të dhënat e institucioneve europiane të dy ditëve më parë tregojnë se të gjitha paratë e rrogës së shqiptarëve shkojnë për ushqim. Kjo do të thotë se të ardhurat nuk arrijnë as për mbijetesë. 290 mijë ushqehen 1 herë në ditë. NëEuropë nuk shkohet me raportin e ndërtuar nga Rama ku qytetari ka frikë shtetin. Frikë prej gjobës, frikë prej padrejtësisë, frikë prej dhunës, përbuzjes, frikë se mos e heqin nga puna, frikë se mos i mbyll biznesin. Nëna e gjithë kësaj të keqeje është asgjesimi i votës së lirë. Në Europë është politikani, është qeveritari që ka frikë qytetarin. Përse? Sepse është qytetari që e ka në dorë, me çfarë e ka në dorë? Me votë!”, tha Basha.

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT LULZIM BASHA NË NJË FASONERI NË QYTETIN E KORÇËS.
NikoCukali (pronar i fasonerisë):Problemin më të madh, sidomos këtë vitin e fundit, e kemi patur me kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit ka qenë katastrofë për industrinë e fasonëve, si të qepjes dhe këpucëve. Qeveria nukdo t’ia dijë fare çfarë ndodhi me kursin. Humbjet kanë qenë shumë të mëdha. Nuk mendon që po falimentoi firma, janë gjithëkëto familje që ngelen pa punë. Nuk e llogarit fare qeveria edhe koston që do të ketëpër ndihmën sociale.
Basha: Nuk e llogarit, se e ka zgjidhur. Nuk i jep fare ndihmë ekonomike. Gjërat si në shtet, si në familje lidhen. Po të jenë prindërit mirë, do të jenë dhe fëmijët. Dhe anasjelltas. Pra, gjërat janë të lidhur me njëra tjetrën dhe funksionojnë në harmoni. Nëse punëdhënësi ka mundësi të paguajë paga më të mira dhe të marrë sa më shumë njerëz në punë, kjo i bën mirë shtetit. Sa më mirë të jenë qytetarët aq më mirë duhet të ndjehet shteti. Nërradhë të parë, se kjo rrit mirëqenien si shoqëri, nërradhë të dytë, edhe në një kuptim më të ngushte, siç e the dhe vetë, sa më shumë në punë aq më pak në ndihmë ekonomike.
Për këtë duhet të kemi një shtet që e shikon Shqipërinë me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot nuk kemi këtë shtet. Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillet me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec, që e bën gjithë rrogën alkohool dhe nuk u çon bukë fëmijëve, një prind abuzues me fëmijët apo bixhozxhi.
Kemi një shtet dhe një qeveri që mendojnë si të pasurojnë veten në kurriz të shoqërisë. Sepse, përndryshe, shqetësimi i parë dhe kryesor i qevrisë nuk duhet të jetë sa taksa të mbledhë e si t’i vjedhë ato, duke shpikur lloj lloj formulash tëpaqena, si e si për të vjedhur taksat e shqiptarëve. Shqetësimi i parë i qeverisë duhet të jetë sa vende pune do të krijojë dhe aty ku janë, të paktën, të sigurojë që ato që janë të vazhdojnë tëekzistojnë e t’u përmirësojë kushtet, rrogat.
Nëse mendohet kështu, atëherë ka shumë punë për të bërë. Përshembull, në raport me industrinë që punëson, siç është industria e fasonëve, ulja e çmimit të naftës është e domosdoshme që t’ju mbajë ju në treg, të vazhdoni të jeni konkurues, se kjo që keni bërë, këto pantallona, që të shkojnë e të shiten, të shiten me një çmim të arsyeshëm. Nëse të rritet kosto e prodhimit, dy rrugë ke: ose të shkurtosh rrogat e tyre, ose të rrisësh çmimin. Po rrite çmimin, dole jashtë tregut, po dole jashtë tregut, këta punëtorë dalin jashtë pune. Pra, gjërat janë të lidhura zinxhir.

Ulja e çmimit të naftës me 300 lekë/litër.
Ulja e çmimit të energjisë me 35% për industrinë që prodhon
Sistemi i taksës së sheshtë 9%, që do te thotë 9% tatim fitimi i koorporatës, 9% kontributet shoqërore, të gjitha këto janë masa që ne do t’i marrim menjëherë.
Kur i thua kështu, duken si abstrakte por çfarë kanë për qëllim këto masa?
Ta bëjmë këtë biznes mëkonkurues në mënyrë që vendet e juaja të punës të jenë më të sigurta, t’i japim mundësi të rrisë pagat, t’i japim mundësi të punësojë më shumë.Nëqoftësene nuk i marrim ne këto masa, dalëngadalë zotëria dhe të gjithë kolegët e tij do të dalin jashtë tregut.Dhe ai që porosit sot këtu, do t’i porosisë ku taksat janë më të ulëta, energjia është më e ulët, nafta është më e ulët, krahu i punës është më i ulët.
Prandaj ka ardhur koha për një ndryshim të madh.
T’i lidhim me njëra-tjetrën këto hallka të zinxhirit, sepse sot nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.Në tjetër botë jeton Edi Rama me ministrat e tij, në tjetër botë jetojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve.Ai në qiell me charter-a e në luks e në vila bunker, shqiptarët nuk paguajnë dot faturën e dritave, nuk paguajnë dot biletën e autobusit.

E kishin treguar edhe të dhënat e Europës, dolën para dy ditësh, të gjitha paratë e rrogës së shqiptarëve shkojnë për ushqim, domethënë për mbijetes dhe nuk arrin.
290 mijë ushqehen 1 herë në ditë, këto janë dy botë të ndryshme.
Kjo betejë bëhet që t’i japim fund kësaj.
Që t’i japim fund kësaj duhet të kthejmë të njëjtin raport midis qeverisë dhe qytetarit si në familje midis prindit dhe fëmijëve, nërradhë të parë, një raport llogarie.I kërkohet llogari prindit? I kërkohet llogari kryefamiljarit? Sigurisht që i kërkohet, por edhe qeverisë duhet t’i kërkohet llogari.
Çfarë bën me paratë tona?
Çfarë bën me pasuritë publike?
Çfarë bën me taksat?
Përse rrit taksat dhe ul shërbimet?

Taksat në qiell, njerëzit ikin nga ndihma ekonomike, investime s’ka, rritje rrogash nuk ka, rritje pensionesh nuk ka.Faturat në qiell, asgjë tjetër nuk i kthehet qytetarit përveçse dhunës, gjobitjes dhe përbuzjes.
Beteja është që të ndërtojmë një raport tjetër midis qeveritarit dhe qytetarit.Raporti që ka ndërtuar sot ky, është një raport ku qytetari ka frikë shtetin. Frikë prej gjobës, frikë prej padrejtësisë, frikë se mos e heqin nga puna, frikë se mos i mbyll biznesin.
Në fakt nëEuropë nuk shkohet kështu.
Në Europë është politikani, është qeveritari që ka frikë qytetarin.Përse? Sepse është qytetari që e ka në dorë, me çfarë e ka në dorë? Me votë! Nëna e gjithë kësaj të keqeje ështëasgjesimi i votës së lirë.
Nëqoftëse vjen qeveria jo me votën e qytetarin, por me ndihmën e krimit, nuk do t’ia dijë për qytetarin.
Nëqoftëse kryeministri e lidh fatin me kriminelin, për kriminelin do të kujdeset, jo për nënat dhe për baballarët, as për fëmijët.
Kjo betejë nuk bëhet as për pushtetin tim, as për pushtetin e Partisë Demokratike. Bëhet për pushtetin tuaj, që ju të jeni zonja në shtëpinë tuaj, të jeni zonja të fatit tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të jeni zotër të shtëpisë suaj.Të gjithë shqiptarët të jenëzotër në shtëpinë e tyre dhe zotër të vendit të tyre. S’mund të jetë një njeri i vetëm me të gjitha pushtetet komplet i shkëputur nga realiteti zot i shtëpisë suaj, siçështë sot, zot i shtëpisë suaj, zot i fatit tuaj, i fatit të fëmijëve tuaj. Po shkatërron universitetet, po shkatërron spitalet. Kjo duhet të marrë fund. Nuk shkohet kështu nëEuropë. Kurrë! Kush na thotë ndryshe, na gënjen. Na mashtron. Nuk ka rëndësi se nëçfarë gjuhe na e thotë.
NëEuropë shkohet me një qeveri që jep llogari përpara qytetarëve dhe instrumenti që ndërton llogarinëështë instrumenti i votës së lirë. Kështu që,Niko, unë e di se e keni si rregull të punoni, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën, portë shtunën e 16 marsit dua të bësh një përjashtim, t’ua japësh pushim këtyre zonjave dhe unë dua t’ju bëj thirrje t’i bashkoheni protestës sepse është protestë kombëtare për ndryshim, jo thjesht për të larguar Edi Ramën.Është për të sjellë një ndryshim që tani e kërkojnë të gjithë shqiptarët dhe në veçanti e kërkon brezi i ri.

Tre dekada kemi që udhëtojmë drejt Europës, me të mirat e të këqijat e veta.Kemi arritur edhe gjëra të mira.Heqja e vizave është një gjë e mirë, kemi arritur edhe gjëra të mira.Tani ka ardhur koha të hedhim një hap tjetër cilësor drejt Europës, sepse e kërkon brezi i ri, e kërkon koha.
16 marsi dhe çdo protestë që bëhet, nuk bëhet për pushtet, bëhet për ndryshim. Në raport me planin që kemi për t’i ardhur në ndihmë biznesit, ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë për industrinë prodhuese, e tatim-fitimit nga 15% në 9%, e sigurimeve shoqërore nga 24.3% në 9% punëmarrësi, 9% punëdhënësi, por në shumicën e rasteve ju e paguani vetë në të dyja rastet, ulja e çmimit të naftës me 300 lekë, pra heqjes e taksës “Rama” mbi naftën do të çlirojë qindra milionë euro që sot merr i ashtëquajturi “shtet”, i dehuri që kemi në shtëpi, po ta krahasojmë me familjen, dhe që i bën të gjitha rrush e kumbulla.Për çfarë e kemi që të bëjë barcaleta, t’i bëjë paratë rrush e kumbulla? Për këtë e kemi qeverinë?Qeverinë e kemi të kujdeset për mirëqenien e njerëzve, të kujdeset për më të pamundurit.
Të gjitha këto para do të rikthehen në ekonomi.Në çfarë formash? Ulje të çmimeve, rritje të pagave, rritje të vendeve të punësimit me kushte dhe paga dinjitoze dhe në veçanti punësim për rininë që t’i japim fund emigracionit, sepse emigracioni është si hemorragjia, i jep fund vendit.Duhet ta ndalojmë një orë e më parë. Kjo është beteja dhe prandaj i hoqëm edhe ato mandate. Se aty në atë sallë nuk ishim në krah të interesave tuaja, aty asnjë vendim nuk merrej për ju. Të gjitha vendimet merreshin për oligarkët, për hajdutët, për kriminelët, ata mbi ligjin; të pafajshmit dhe të pambrojturit, shkopin kokës.
Ne nuk mund të rrinim në krahun e tyre. Tani jemi në krahun tuaj dhe kemi ardhur si qytetarë, s’jemi më deputetë. Jemi këtu si qytetarë që, sëbashku ta konsiderojmë këtë një pakt kombëtar për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe. Është në dorën tonë, nuk është në dorën e askujt tjetër, është në dorën tuaj, të bashkëshortëve tuaj, të fëmijëve tuaj.
Prandaj ju kërkoj të na ndihmoni ta ndërtojmë këtë. Këto që ju them me të vërtetë janë vizioni ynë, programi ynë, por pa forcën tuaj nuk bëhen realitet. Kam nevojë për bashkimin tuaj në këtë betejë kundër të keqes.Të gjithë bashkë kundër të keqes. Kështu apo jo?

Punonjëse: Po s’u bëmë një grusht, nuk bëhet asgjë. Duhet të jemi të bashkuar.
Punonjëse: Djalin e kam 21 vjeç pa punë, ku të punojë? S’ka punë, pret lekë nga duart e mia.
Basha: Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa të hapim vende pune.
Punonjëse: Duhet të hapen vende pune dhe jo të jetë fëmija vetëm për interesin e lekëve pas prindit. Kjo kohë ka ardhur. Jetë shumë e vështirë, nuk di kujt t’ia plotësoj më parë.

Basha: Që të krijojmë vende pune duhet të bëjmë gjithçka; të thithim investime të huaja, t’i japim një mundësi këtyre (pronarëve) se këta nuk janë shoqata bamirësie, edhe këta duhet të shikojnë një plan biznesi që të dalin me fitim në fund.Unë kam takuar javës së kaluar disa biznesmenë që më kanë thënë që na del biznesi me humbje, por na vjen turp ta mbyllim, sepse kemi 10, 15 njerëz në punë e t’i nxjerrim në mes të rrugës, na vjen turp! Ja këtu ka ardhur ekonomia.
Kjo duhet të ndryshojë.
Florion Mima:Z.Basha e pyeti pronarin tuaj dhe i tha kush është problemi më i madh që keni. Pronari me të drejtë iu përgjigj, kursi i këmbimit. Ju ndoshta nuk e kuptoni dot si ndikon kursi i këmbimit në jetët tuaja dhe pse do të duhej që leku, çuditërisht, të forcohej. Normalish,t leku do të duhej të ishte aq i dobët sa ka qenë me euron. Çuditërisht, leku është brenda një viti leku kërcen dhe forcohet, pra, tregon që ka shumë euro në treg.
Nga ka ardhur euro e tepërt në Shqipëri?!
Ka vetëm një prodhim dhe nuk është nga eksporti juaj, nga gjaku juaj dhe mundi juaj, është vetëm nga droga.
Dëmi total i kursit të këmbimit në eksporte ka qenë 400 milionë euro. Një qeveri e përgjegjshme,nëqoftëse, do të kishte ndarë 30 milionë veçantë dhe t’i thonte pronarit këtë 30-esh hajde ta ndajmë përgjysmë, gjysmën shteti, gjysmën ti, do të ishte mbyllur zarari me 30 milionë. Nuk ndërhyri dhe, kur ndërhyri, shkoi 400 milionë euro. Pra, ajo droga shkatërron të gjithë vendet e punës tuaja.
Basha: Droga dobësoi euron, forcoi lekun. Forcimi i lekut që duket si gjë e mirë, çfarë bëri? Rriti çmimin e kësaj (materialeve). Ato lekë në vend që të shkonin për të rritur rrogën ju, tani shkojnë për të kompensuar raportin midis euros dhe lekut. Ja si e shkatërron droga ekonominë.

Ndërsa kjo që thotë Flori, prapë, edhe në këto kushte mund të ishte ndërhyrë për t’ju ndihmuar. Nuk ndërhyjnë se nuk u shkon mendja të nidhmojnë punëdhënësin. Ndërhynë vonë fare me një shumë më të madhe. Pse?! Sepse edhe aty ka një aferrëkorruptive. Edhe aty janë 2-3 veta, që me ato 400 milionë që investuan shumë vonë, gjoja për të stabilizuar lekun kanë bërë miliona euro për dy ditë. Për dy ditë një grusht njerëzish kanë bërë miliona euro.
Edhe shkaktojnë drogën, edhe prishin kursin e këmbimit, edhe kur ndërhyjnë pastaj prapë në çdo hap që hedhin, në çdo fjalë që thonë, edhe kur kërcëntallava, Edi Rama mbush xhepat e vet.
Sa herë që t’ju duket se po bën gjëra të çuditshme, vishet çuditshëm, flet çuditshëm, në ato momente është duke ju vjedhur ju, është duke ju futur duart në xhep. Prandaj kësaj duhet t’i japim fund.Jo vetëm këtij si person, por këtij sistemi që është ngritur që t’ju vjedhë ju. Gjithçka që shteti bën është për të pasuruar një njeri të vetëm dhe një grusht klientësh të tij.Kjo është beteja. Kjo është arsyeja që na shtyu të merrnim një vendim të tillë që s’e ka marrë askush më përpara. Erdhi një moment që prania jonë aty u kthey në një fasadë për krimin, prandaj dolëm.Ku dolëm?Kemi dalë në krahun tuaj.
Cila është zgjidhja?Zgjidhjen ta ketë populli në dorë. Zgjedhje të parakohshme ku të diktojë populli me votë dhe jo krimineli.
Faleminderit për mikpritjen. Shpresoj të takohemi më 16 mars të shtunën në Tiranë.
NikoCukali: Atëherë më lejoni që ta falënderoj kryetarin në emrin tuaj dhe të jetë i mirëpritur në fitore. Kur të vijë radhën tjetër, të na vijë si kryeministër.
Basha: Nuk e di kur do të vijë radha tjetër që t’ju vij si kryeminstër, por, kur të vijë nuk do të vij me duart bosh. Do të vijë me taksa më të ulëta, me paga më të larta dhe me fatura më të ulëta për të paguar për ju edhe me shanse më të larta për fëmijët tuaj.