10 vjet në NATO, Gjunkshi: Krenarë për arritjet, por në Aleancë nuk jemi prej Xhaçkës dhe Ramës

Nga Xhemal GJUNKSHI

Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Shqipërinë dhe Kroacinë të fillojnë bisedimet e anëtarësimit për t’ju bashkuar Aleancës. Ne urojmë këto vende për këtë arritje historike, të fituar nëpërmjet punës së madhe shumëvjeçare dhe demonstrimit të angazhimit të tyre ndaj sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta të NATO-s. Pranimi i këtyre anëtarëve të rinj do të forcojë sigurinë për të gjithë zonën Euro-Atlantike, dhe do na afrojë me synimin tonë për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.
Paragrafi i mësipërm është shkëputur nga Deklarata e Samitit të Bukureshtit, samit në të cilin u ofrua ftesa për Shqipërinë dhe Kroacinë për t’ju bashkuar aleancës më të fuqishme që ka njohur historia. Është një paragraf thjeshtë, i shkurtër, por që shënon një faqe të re në historinë e vendit tonë. Një paragraf që sjell në mënyrë sintetike një arritje të madhe të pazëvendësueshme të Shqipërisë, kurorëzim i shumë viteve pune dhe përpjekje për tu bërë pjesë e asaj familje të cilës natyrshëm i përkasim, familjes Euro-Atlantike.
Janë dhjetë vjet tashmë që Shqipëria është pjesë e organizatës dhe të gjithë kemi të drejtën të krenohemi për këtë arritje të madhe. Jemi pa dyshim një anëtar I vlefshëm i Aleancës, një anëtar që është jo vetëm konsumator, por para së gjithash, kontributor i sigurisë që NATO ofron.
NATO është një organizatë politiko-ushtarake. Politikisht, ajo promovon vlerat demokratike dhe u mundëson anëtarëve të konsultohen dhe të bashkëpunojnë në çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë për të zgjidhur problemet, për të ndërtuar besimin dhe për të parandaluar konfliktet për një periudhë afatgjatë. Ushtarakisht, NATO është e angazhuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka fuqinë ushtarake për të ndërmarrë operacione të menaxhimit të krizave. Këto operacione kryhen nën klauzolën e mbrojtjes kolektive të sanksionuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit ose nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, vetëm ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

Në këtë dhjetë vjetor është koha për të vlerësuar mbi të gjitha gjithë shqiptarët për mbështetjen dhe vendosmërinë e palëkundur për t’iu bashkuar NATO-s. Si në asnjë vend tjetër, në Shqipëri mbi 90% e popullsisë ishin mbështetës të anëtarësimit. Kjo mbështetje, sigurisht e lehtësoi shume punën e drejtuesve politikë të vendit për të ecur përpara me agjendën e anëtarësimit.
Në mënyrë të veçantë dua të vlerësoj kontributin e Forcave të Armatosura në përgatitjet për anëtarësim dhe në pjesëmarrjen si të barabartë në të gjitha strukturat dhe veprimtaritë e NATO-s. Ato kanë qenë gjithmonë në pararoje të përmbushjes së të gjitha objektivave të partneritetit dje, dhe objektivave të kapaciteteve sot. Ato me kurajë, besim dhe krenari kanë marrë dhe vijojnë të marrin pjesë në operacionet dhe stërvitjet e aleancës dhe janë të parat të integruara plotësisht, qysh në vitin 2013 në strukturat e NATO-s. Sot ato shërbejnë kudo ku nevojat e aleancës, nevojat e paqes dhe të sigurisë e kërkojnë.
Një falënderim i sinqertë i takon sigurisht gjithë aleatëve tanë dhe në mënyrë të veçantë aleatit tonë të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat besuan tek ne, tek vlerat tona Euro-Atlantike dhe tek vendosmëria jonë për t’iu bashkuar kësaj familje të madhe dhe të fuqishme. “Në njohjen e përparimit të tyre – nënvizoi në fjalën e tij Presidenti Bush në Samitin e Bukureshtit – nesër NATO do të marrë një vendim historik mbi pranimin e tre vendeve të Ballkanit: Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm ftesën e këtyre vendeve për t’iu bashkuar NATO-s. Këto vende kanë (ecur në rrugën e vështirë të reformave dhe kanë ndërtuar shoqëri të lira. Ata janë të gatshëm të kontribuojnë në NATO – dhe qytetarët e tyre meritojnë sigurinë që NATO sjell” Kjo ishte fjala që i parapriu anëtarësimit.

Në rrugën e integrimit për NATO, Shqipëria dhe vecanërisht FARSH janë përballur me sfida dhe detyrime të mëdha. Qeveria dhe shteti shqiptar në momentet e anëtarësimit dhe post anëtarësimit kanë treguar një vëmendje të shtuar ndaj Forcava të Armatosura, për të qenë sa më dinjitoze ata, në permbushjen e objektivave të integrimit të plotë në NATO, si dhe të mbajtjes dhe kryerjes me sukses të plotë të detyrimeve ne fushen e sigurisë dhe mbrojtjes. Këtë vëmendje dhe kujdes të Qeverisë Shqiptare e tregon rritja e buxhetit të mbrojtjes në vitin 2008 në masën 2% të GDP. Fokusi i zhvillimit te FA ishte modernizimini i tyre me armatim kembësorie modern, me anije dhe helikopterë “GUGAR”, kapacitete këto të cilat përmbushin arritjen me sukses të plotë të misionit dhe përgjegjësive të FA. Nje tjetër drejtim i kujdesit ka qenë përmirsimi i ndjeshëm i infrastrukturës ushtarake, si dhe rritja e kujdesit të vazhdueshëm për trajtimin e ushtarakëve.
Ritja, bashkëpunimi si dhe ndërveprueshmeria e FA në operacione e stërvitje te përbashkëta me vendet e rajonit dhe vendet anëtare të NATO-s, ka qenë një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm, i cili përmbush njerin nga objektivat kryesor, atë të angazhimit në kuadër të Aleancës. Këtu mund të përmendim ndërveprimin dhe angazhimin dy-palësh si ajo e stërvitjes me UK, me mbi 3000 trupa, etj. Vazhdimisht, Shqipëria ka qenë e gatshme dhe konsekuente ne ritjen e pjesmarjes në misionet e ndryshme të NATO-s, UN, EU, por edhe në kuadër të nismave rajonale, sic është “Karta e Adriatikut” apo aktivitete të tjera në kuadër të Evropës Jug Lindore. Shqipëria me kapacitetet e saj, zinte vendin e 5-te në NATO për këto kontribute.
Ritjen e kapaciteteve operacionale për të marrë pjesë në misione luftimi,
demontimi dhe asgjesimi të mbi 100 mije ton municione të tepërta, kishte një impakt të drejtperdrejtë në sigurinë e shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.

Detyrimi i fundit ishte procesi i Integriminit te Plote të FA në Nato, process I cili u realizua një vit përpara afatit, ne vitin 2013.
Deklarata u nenshkrua ndërmjet meje si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Gjeneral Jean-Paul Paloméros, Komandantit Suprem të Aleancës për Transformim, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (ACT).
Dhe së fundi dua të nënvizoj edhe një herë faktin së Aleanca e Traktatit të Atlalantikut të Veriut është para së gjithash Aleancë politike. Në këtë kontekst, ka rëndësi të jashtëzakonshme që Shqipëria të dëshmojë para qytetarëve shqiptare dhe aleatëve tanë se ajo është një demokraci që funksionon, pa pretenduar që të jetë e përsosur, por që funksionon dhe synon përmirësimin e standardeve të saj dhe konsolidimin gjithnjë e më shumë të institucioneve demokratike.
Shpresoj që këtë mesazh ta kuptojë siç duhet edhe qeveria. Vetëm kështu ne do të jemi në gjendje të shtyjmë përpara një tjetër agjendë po kaq të rëndësishme, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gëzuar gjithë shqiptarëve 10 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe dhe më të fuqishme që ka parë historia.
Në përfundim, duke j’u uruar këtë ditë të shënuar dhe suksese te mëtejshme FA të TSH, shpreh keqardhjen se ne kete event tepër të rëndësishëm nuk ishin të ftuar personalitetet që udhehoqën këtë proces deri në antarësimin në NATO si ish ushtarakët e lartë, ish ministrat e mbrojtjes, ish ministrat e jashtëm, ish Kryeministrat dhe ish Presidentet. Nga spoti me rastin e këtij eventi, kuptohej se në NATO jemi falë Olta Xhackes dhe Edi Ramës. Ky është një turp pasi mundohen të mohojnë historinë. Historia nuk mund të mohohet pasi : anëtaresimin në Këshillin e Evropes, hapjen e negociatave të para për antarësim në BE, anetaresimin në NATO dhe liberalizimin e Vizave i ka firmosur z. Sali Berisha ne krye te Qeverise te Partise Demokratike.
Cfarë ka firmosur Edi Rama?

Xh 1

 

Xh1