Trafiku i drogës/ Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat

Pak ditë më parë u njoftua se prokurorët që po hetonin ish ministrin e Brëndshëm, Saimir Tahiri kishin dërguar dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë ish-ministri i Brendshëm ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat. Ai shoqërohet nga avokati i tij, Maksim Haxhia.
Prokurorët e çështjes Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela mbyllën hetimet duke e marrë ish-ministrin të pandehur, për zkuzat, “trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror”.
Pas njoftimit të vendimit Tahiri dhe avokati, i tij kanë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

tahiri